![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/LIMAJ555.jpg)
Limaj shpall fitoren në Malishevë: Mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare
09 shkurt 2025
| 22:30
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka shpallur fitoren në komunën e Malishevës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facbeook, Limaj tha se kanë marrë mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare.
“Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate. Faleminderit nga zemra Malisheva ime! Faleminderit nga zemra secilit qytetarë të Kosovës që na votuan sot”, shkroi Limaj mes tjerash
Postimi i plotë:
Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare.
Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën.
Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate.
Faleminderit nga zemra Malisheva ime! Faleminderit nga zemra secilit qytetarë të Kosovës që na votuan sot.
FL