Limaj shpreh ngushëllime për vdekjen biznesmenit Latif Kryeziut
21 korrik 2020
| 18:52
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e biznesmenit të njohur, Latif Kryeziu.
Lajmin për vdekjen e biznesmenit Kryeziu, i pari i Nismës e ka quajtur pikëllues, duke theksuar se vdekja e tij nuk është humbje vetëm për familjen, por për gjithë vendin.
Postimi i plotë i Limajt:
Pikëllues lajmi për vdekjen e biznesmenit të njohur, Latif Kryeziu. Vdekja e tij nuk është humbje vetëm për familjen e tij, por edhe për vendin. Ai ka dhënë kontribut të madh në periudha të ndryshme për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Ngushëllime familjes Kryeziu dhe gjithë miqve të të ndjerit.