Limaj: Shpresoj që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet dhe qeverisje të qëndrueshme

14 shkurt 2021 | 12:47

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me bashkëshorten e tij kanë votuar në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

Pas votimit, Limaj shpreson se që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet, siguri dhe një qeverisje të qëndrueshme.

“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës, ky proces zgjedhor! Shpresoj që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet, siguri dhe një qeverisje të qëndrueshme. Të gjitha këto mund të vijnë, nëse vazhdojmë të jemi krenarë për të kaluarën e duke mos e mohuar atë”, ka thënë Limaj.

May be an image of 2 people and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur shqetësimin…