Limaj: Shpresoj të kemi një zgjidhje në përputhje me këshillat e ShBA-së

27 shkurt 2019 | 17:15

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili është edhe bashkëkryesues i delegacionit shtetëror në dialogun me Serbinë, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se taksa 100 për qind, e vendosur për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duhet të jetë pjesë e negocimit në Bruksel dhe nuk duhet të jetë problem për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se shpreson se lidhur me taksën të ketë një zgjidhje që është në përputhje me kërkesat e ShBA-së.

“Institucionet e vendit tregojnë pjekuri kur dinë të marrin vendime shtetërore çfarëdo qofshin ato vendime të vështira apo të lehta, duhet të jenë bashkë, sepse vetëm kështu unë besoj se mund të arrijmë objektivat tona që t’i japim mundësi dialogut. Shpresoj që këtu ende kemi kapacitete negociuese, brenda koalicionit, për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët i cili i jep mundësi edhe dialogut dhe ruan marrëdhëniet tona strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Limaj.

Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/limaj-taksa-nuk-guxon-te-kthehet-ne-pengese-per-dialogun-/29794261.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) e Qeverisë së ShBA-së…