Limaj: Shteti nuk provohet, nuk kemi hiç Ministri të Jashtme

27 shtator 2021 | 08:26

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pretenduar se kontributi i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës është inekzistent përgjatë nomenklaturës së Qeverisë Kurti.

Limaj, në emisionin ‘Pressing’, së këndejmi, ka theksuar dallimet mes të qenit aktivist e ligjërues dhe përfshirjes në procese vendimmarrëse, shkruan Gazeta Express.

“Na s’kemi Ministri të Jashtme. Jo ambasadorë, neve praktikisht na mungon një dikaster. S’kemi hiç Ministri të Jashtme. Ju mund të jeni një ligjërues i mirë në universitet dhe aktivist i mirë, por kur futeni në procesin e vendimmarrjes, asnjëherë nuk ka vendimmarrje të këndshme”, ka thënë kreu i Nismës.

“Asnjëherë nuk ka vendimmarrje 100% të sigurt që e ke të pëlqyeshme. Kur ju e ndjeni kurrizin tuaj duke krisur, aty matesh se kah pe çon vendin. Nga një qëndrim po dhe jo i ministrit të vendit, mund t’i kushtojë me jetë dikujt atje. Për këtë e kam pasë fjalën që nuk provohet shteti”, ka shtuar tutje Limaj.

“Duhet të kemi kujdes se në duart të kujt është shteti, e si të trajtohet shteti. Njohja ndaj vetë shtetit, është diçka që fitohet ndalëgadalë. Përveç që jam munduar që të ngris vëmendjen, e kemi një shtet që nuk duhet të testohet çdo ditë. Nuk duhet të provohet çdo ditë. Parashikimet e mia pesimiste për vendin nuk ka qenë asnjëherë me u ndalë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër kamionë të tjerë janë vendosur te barrikadat në pikëkalimin…