Limaj: Shumat marramendëse të paguara për import të energjisë, fytyra e vërtetë e kësaj qeverie

27 dhjetor 2024 | 14:53

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se statistikat e publikuara në media për shumat marramendëse të paguara për import të energjisë elektrike tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.

“Për katër vite, sipas raporteve të publikuara janë shpenzuar rreth 560 milionë euro për të blerë rrymë. Kjo më të vërtetë është skandaloze. Prandaj, të nderuar qytetarë, është shumë më rëndësi ta kemi pavarësimin energjetik. Dhe ne do ta bëjmë, nëse na jepni besimin më 9 shkurt. Brenda tri viteve, ne do ta ndërtojmë termocentralin më 500 megavat dhe do ta zgjidhim një herë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike. Prioritet i yni është edhe renovimi dhe transformimi i blloqeve ekzistuese. Ky është zotimi im dhe më mbani për fjalë”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka urdhëruar shpërndarjen e Parlamentit…