Limaj: S’ka marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë është zotuar se tema e të pagjeturve do të jetë një nga temat e para që do të diskutohet në Bruksel me palën serbe.
Limaj ka thënë se Serbia duhet ta kuptoj se nuk mund t’i mbajë peng familjet e të pagjeturve dhe se autoritetet e Beogradit duhet ta pranojnë zbardhjen e fatit të pagjeturve.
“Ne do të kemi komisionin përkatës për të pagjeturit, do të jetë temë e veçantë, do të kemi drejtues që do ta drejtojnë këtë. Specifike për këtë temë do të ketë marrëveshje të veçantë, presim të ketë marrëveshje të veçantë për këtë temë e cila do të jetë e inkorporuar në marrëveshjen finale. Besoj që sikur të gjitha temave të tjera, edhe çështjes së të pagjeturve do të u vijë fundi nëse vijmë deri tek një marrëveshje e suksesshme gjithëpërfshirëse me Serbinë”, thotë ai.