Limaj: S’ka më dialog me duar në xhepa
17 tetor 2018
| 23:43
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se deri tashti pala e Kosovës në Bruksel shkonte me duar në xhepa.
Për mundësinë e diskutimit të temës së ndarjes së Kosovës, ai ishte i prerë. Në ndërkohë, çështjen e ushtrisë e quajti punë të kryer, kurse anëtarësimi në Interpol, ai shpreson të ndodhë në nëntor.
E për liberalizimin e vizave, Limaj ka thënë që nuk duhet të jepen data.