Limaj sot në Kleçkë hap turnirin në përkujtim të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”

23 gusht 2018 | 11:44

Në prag të 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së, të Brigadës “121 Kumanova”, sot do të organizohet turnir në futboll të vogël në Kleçkë.

Hapjen e këtij turniri do ta bëjë ish-komandanti i kësaj zone Fatmir Limaj.

Veteranët e kësaj brigadë do të sfidohen nga 20-vjeçarët (Të lindur gjatë kohës së luftës).

Turniri do të zgjasë dy ditë.

Të shtunën në përkujtim të dëshmorëve të kësaj brigade do të bëhen homazhe nga ora 10:00 deri në 12:00.

Ndërsa manifestimi qendror do të nis nga ora 20:00.

https://www.facebook.com/fatmirlimajoff/videos/137751740490838/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka…