
Limaj sot nominohet për kryeministër
12 shtator 2019
| 08:50
Koalicioni Nisma-AKR-PD, do ta nominojë sot edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të mbajë Konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë duke filluar nga ora 18:00.
/Epoka e re/