Limaj: Sot po realizohet një nga amanetet e mijëra burrave dhe grave
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur moment historik vendimin e Kuvendit të Kosovës për të lejuar pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse jashtë territorit të Republikës sonë dhe krah trupave Amerikan.
Limaj ka deklaruar se sot po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave jo vetëm të këtij brezi, por edhe brezave të mëhershëm, të cilët kanë bërë të mundur lirinë e Kosovës.
“Vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës për të lejuar pjesëmarrjen e Ushtrisë sonë në misione paqeruajtëse jashtë territorit të Republikës sonë dhe krah trupave Amerikane është një moment historik për Kosovën, që po e forcon edhe më tej një shtyllë të rëndësishme të shtetësisë, siç është ushtria. Sot po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave jo vetëm të këtij brezi, por edhe brezave të mëhershëm, të cilët kanë bërë të mundur lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Limajt:
Urime, Kosovë!
Vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës për të lejuar pjesëmarrjen e Ushtrisë sonë në misione paqeruajtëse jashtë territorit të Republikes sonë dhe krah trupave Amerikane është një moment historik për Kosovën, që po e forcon edhe më tej një shtyllë të rëndësishme të shtetësisë, siç është ushtria.
Sot po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave jo vetëm të këtij brezi, por edhe brezave të mëhershëm, të cilët kanë bërë të mundur lirinë e Kosovës.
Nuk ka privilegj më të madh dhe një ushtri nuk mund të jetë më e nderuar dhe rrallë ndodhë që një Ushtri e re, me ushtarë të lirisë, që do të marrin pjesë në misione fisnike krah ushtrive të vendeve mike, do të kujtojnë më lavdi e respekt se komandanti i parë i kësaj ushtrie ishte Adem Jashari, komandanti legjendar.
Lum për ata djem e vajza që do të veshin uniformën e Ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse krah Ushtrisë Amerikane.
Urime, Kosovë!