Limaj: Sulmet e terroriste të 11 shtatorit në ShBA ishin sulm mbi vlerat e shenjta të lirisë

11 shtator 2020 | 10:38

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 19 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në ShBA!

Limaj thotë se sot e gjithë bota e qytetëruar përkujton 19 vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota.

“Sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ishin sulme mbi vlerat vlerat e shenjta të lirisë dhe demokracisë. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kreu i Nismës thotë se vendi ynë është rreshtuar krah ShBA-ve dhe aleatëve të saj perëndimor në luftën kundër terrorizmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpresat për titullin e 24-të në US Open për Serena…