Limaj: Sulmi terrorist në Zelandë të Re, akt i shëmtuar
15 mars 2019
| 10:33
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se sulmi terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, cak i të cilit ishin dhjetëra persona të pafajshëm është akt qyqar dhe i shëmtuar.
“Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah popullit të Zelandës së Re në këto momente të vështira.
E gjithë bota demokratike duhet të angazhohet dhe të bëjë më shumë në parandalimin e sulmeve qyqare të cilat po marrin jetët e personave të pafajshëm”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/