Limaj takohet me ambasadorin gjerman, flasin për zhvillimet politike në Kosovë
13 maj 2019
| 17:54
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend.
“Si gjithnjë, ishte kënaqësi ta prisja në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend. Samiti i Berlinit ka qenë një mundësi e mirë për t’i paraqitur qëndrimet tona dhe ishte konstatim i përbashkët që duhet të vazhdohet dialogu mes dy vendeve për të ardhur te një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse finale. Ambasadorin Heldt e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/