Limaj takohet me Gucatin: Nisma është e përkushtuar të përmirësojë kushtet e veteranëve të UÇK-së

24 prill 2025 | 16:53

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për “sfidat dhe nevojat që vazhdojnë të përballin” organizatat e dala nga lufta, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për t’i adresuar ato “në mënyrë të dinjitetshme”.

“Nisma Socialdemokrate mbetet e përkushtuar që në çdo kohë të japë kontributin e saj për përmirësimin e kushteve dhe avancimin e të drejtave të veteranëve dhe të gjitha organizatave të dala nga lufta për liri”, ka thënë Limaj.

May be an image of 5 people and the Oval Office

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa është në negociata të avancuara me administratorin e përgjithshëm…