Limaj takohet me presidentin e Barcelonës, e fton ta vizitojë Kosovën

07 maj 2018 | 22:23

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar me presidentin e ekipit futbollistik të Barcelonës, Josep Mara Bartomeu, të cilin e ka falënderuar për mikpritjen.

“Ishte kënaqësi që me ftesë të presidentit të klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ta përcillnim bashkë ndeshjen në mes të gjigantëve të futbollit Barcelona dhe Real Madrid. Bartomeu e njoftova se Kosova ka plot talentë të rinj të futbollit të cilët kanë nevojë për përkrahjen dhe përvojën e klubeve si Barcelona“, ka shkruar Limaj në profilin e vet në “Facebook“.

Ai më tutje ka treguar se e ka ftuar Bartomeun që ta vizitojë Kosovën.

Postimi i plotë i tij:

Z. Bartomeu e njoftova se Kosova ka plot talentë të rinj të futbollit të cilët kanë nevojë për përkrahjen dhe përvojën e klubeve si Barcelona.

Me këtë rast e ftova presidentin z. Bartomeu që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën për t’i parë mundësitë e mbështetjes që klubi i Barcelonës mund t’ua ofrojë talentëve të futbollit të Kosovës.

Barcelona është një nga ekipet më me traditë në botë dhe asistenca profesionale që do të mund t’ua ofronte këtu talentëve, do të ishte jashtëzakonisht e madhe.

Kosova është e bekuar që ka miq gjithandej botës

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Bajram Kelmendi ka theksuar se…