Limaj takohet me Ramën, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë
Koordinatori Kombëtar i dy Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, është takuar të hënën në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në dy vendet tona.
“Fokusi kryesor i bisedës ishte te jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë. E informova kryeministrin për ecurinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në Pejë. I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal për të ndihmuar në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatik”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Limaj ka bërë me dije se bashkërisht konstatuan se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar.