Limaj takohet me shefin e EULEX-it, bisedojnë për pandeminë dhe sundimin e ligjit

10 shtator 2020 | 13:55

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur të enjten në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Në këtë takim, kryetari Limaj ka vlerësuar kontributin e EULEX-it, jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen dhënë institucioneve të drejtësisë.

Më tutje, Limaj ka theksuar rëndësinë që ky mision të vazhdojë të ndihmojë edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, veçanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë.

Ndërsa shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është zotuar se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Zveçan, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në…