Limaj takon aktivistët e Nismës në Malishevë: Bashkërisht i arritëm për një dekadë
21 shkurt 2024
| 12:25
Në prag të 10-vjetorit të themelimit të Nismës Socialdemokrate, kryetari i saj, Fatmir Limaj, ka takuar aktivistët në Malishevë dhe drejtuesit e udhëheqjes komunale në krye me kryetarin Ekrem Kastrati.
Limaj me aktivistët e Nismës kanë biseduar për rrugëtimin e tyre politik, sfidat dhe projektet, për të cilat lideri i kësaj partie ka theksuar se: “bashkërisht i arritëm për një dekadë së bashku”.
Më 24 shkurt Nisma Socialdemokrate feston 10-vjetorin e themelimit.
Limaj së bashku me Jakup Krasniqin dhe bashkëpunëtorë të tjerë themeluan këtë subjekt politik pas ndarjes nga PDK-ja .
Nisma ishte më herët pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e qeverisjes qendrore në vend.
Aktualisht udhëheq me Komunën e Malishevës.