Limaj takon ambasadorin hungarez, flasin për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

17 shtator 2018 | 15:28

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend me theks të veçantë për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Limaj ka theksuar se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve për Kosovën nënkupton njohjen nga Serbia, dhe anëtarësim në OKB e mekanizma tjerë ndërkombëtarë.

“E njoftova ambasadorin për angazhimet tona në kuadër të fillimit të fazës finale të dialogut me Serbinë. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Limaj ka falënderuar ambasadorin Markusz për ndihmën që shteti hungarez ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.

Ndërkohë ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë është në të mirë të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

Ai ka ofruar mbështetjen e plotë të shtetit hungarez për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…