Limaj takon Apostolovën, e njofton për punën e delegacionit shtetëror për bisedime
20 dhjetor 2018
| 17:05
Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Bashkëkryesuesi i delegacionit, Limaj, e ka njoftuar Apostolovën se delegacioni shtetëror ka mbajtur një ditë më parë mbledhjen konstituive ku janë marrë disa vendime me qëllim të funksionalizimit të plotë të këtij delegacioni.
Po ashtu, Limaj e ka njoftuar Apostolovën edhe për takimet që sot kanë zhvilluar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndryshe, një ditë më parë ka nisur punën zyrtarisht delegacioni shtetëror për bisedime i cili udhëhiqet nga kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti.
/Epoka e re/