Limaj takon Bushatin flasin për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

14 shtator 2018 | 13:17

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Ditmir Bushatin, me të cilin kanë biseduar për përgatitjet për mbledhjen e ardhshme në mes të dy qeverive.

Me këtë rast, ai ka thënë se mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të mbahet mend për disa vendime të rëndësishme.

Sipas Limajt, bashkëpunimi Tiranë-Prishtinë do të kthehet në një nivel krejt tjetër.

Postimi i plotë i Limajt:

Kënaqësi ta prisja për vizitë ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Ditmir Bushatin. Temë qendrore e këtij takimi ishin parapërgatitjet për mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që pritet të mbahet në nëntor të këtij viti. Si të ngarkuar nga dy qeveritë për t’i udhëhequr dhe koordinuar politikat ekonomike ndërshtetërore, u pajtuam në disa nga hapat që duhet t’i ndërmarrim para mbajtjes së kësaj mbledhjeje.

Unë besoj që parapërgatitjet që i kemi filluar për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët, do të rezultojnë me veprime konkrete të cilat do t’i shërbejnë ekonomisë së vendit, lehtësirave ekonomike, thjeshtësimit të procedurave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve andej e këndej kufirit. Është vullnet i dyanshëm për ta rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat, e me theks të veçantë në fushën e ekonomisë mes dy vendeve. Edhe ne jemi të përkushtuar të bëjmë hapa konkretë dhe besoj që mbledhja e ardhshme do të mbahet mend për disa vendime të rëndësishme që do të merren përfundimisht dhe bashkëpunimin Tiranë-Prishtinë do ta kthejmë në një nivel krejt tjetër.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse në një ndeshje miqësore, tensionet nuk kanë munguar…