![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/limaj-7.jpg)
Limaj takon drejtoreshën e BE-së për Ballkanin, flasin për dialogun dhe vizat
13 qershor 2019
| 13:39
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëkryesues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.
Limaj ka njoftuar se me zyrtaren e lartë të BE-së kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, dialogun Kosovë- Serbi dhe proceset integruese të Kosovës.
“Ishte konstatim i përbashkët që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe duhet të gjejmë rrugë për të rifilluar dialogu, në mënyre që të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative për njohje reciproke”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.
/Epoka e re/