Limaj takon ekspertin e njohur amerikan, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

13 mars 2019 | 19:27

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim, ekspertin e njohur amerikan, David Philips.

Limaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kanë biseduar me David Philipsin për proceset në të cilat po kalon vendi dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“E njoftova për punën e deritashme të Delegacionit Shtetëror si dhe Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, e cila paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Kënaqësi të prisja në takim, mikun e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Philips.

Biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe dialogu Kosovë- Serbi.

E njoftova për punën e deritashme të Delegacionit Shtetëror si dhe Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, e cila paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë

FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti i rrjeteve sociale “Facebook”-u si dhe “Instagram”-i kanë rënë…