Limaj takon kryesinë e partisë, temë diskutimi zgjedhjet lokale
15 korrik 2021
| 09:57
Kryesia e Nismës Socialdemokrate ka mbajtur dje mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet lokale të tetorit.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kërkuar aktivizim të jashtëzakonshëm duke kuptuar situatën aktuale dhe nevojën për opozitarizëm të intensifikuar.
“Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë mobilizimin anë e kënd vendit, duke pasur qëllim kryesor ndryshimin përmes pjesëmarrjes në vendimarrje në secilin qytet të Kosovës”, ka njoftuar Nisma Socialdemokrate.