Limaj takon Ramën, kjo ishte biseda e takimit

17 tetor 2022 | 18:30

Sot në Tiranë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe Shqipëri.

“Kryeministrin Rama e përgëzova dhe e falenderova për iniciativën dhe paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshill të Europës”.

“Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë dhe fjalimi i kryeministrit Rama vijnë si rrjedhojë e një të vërtete të madhe”, ka thënë Limaj.

Gjatë këtij takimi, Limaj ka theksuar rëndësinë e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngriten në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroj gjithë ndihmën e shtetit shqiptar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është akuzuar se dëshiron të shënojë me çdo…