Limaj takon strukturat e Nismës në Malishevë
04 janar 2025
| 17:51
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në këtë takim ka diskutuar për mobilizimin e strukturave dhe përgatitjet intensive në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Angazhimi dhe puna e strukturës udhëheqëse, për rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit për të siguruar një proces zgjedhor të suksesshëm dhe përmbushjen e objektivave, janë mision për veprat që do të bëhen në Malishevë e Kosovë. Bashkë, të përkushtuar për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme!”, ka theksuar Limaj, ka njoftuar Nisma.