Limaj takon strukturat e Nismës në Suharekë
Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, është takuar me strukturat drejtuese të Nismës në Suharekë.
Limaj ka thënë se edhe kjo degë është mobilizuar dhe e gatshme për të kontribuuar për të arritur një fitore të madhe të koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Strukturat e degës në Suharekë i ftova që ta zhvillojnë një fushatë të qetë dhe efikase duke e kthyer fushatën në festë. Dega e Nismës në këtë qytet shquhet për punë të përbashkët ekipore dhe me frymë e energji pozitive dhe këtë frymë, i ftova që ta promovojnë edhe më tutje”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se Nisma Socialdemokrate siguron qytetarët e Kosovës që së bashku me partnerët e saj do t’i ketë kandidatët më të mirë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.