Limaj takon Walkerin: I tregoi botës të vërtetën mbi vuajtjen dhe gjenocidin që kalonte populli ynë
14 janar 2023
| 18:23
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është takuar me ambasadorin William Walker.
Limaj ka theksuar se Walker është simbol i së vërtetës, njeriu i cili në momentet më tragjike ishte aty për t’i treguar botës të vërtetën mbi vuajtjen dhe gjenocidin që kalonte populli ynë.
“Edhe pas 23 vitesh, Kosova ende po sfidohet nga të gjitha anët për ta ndryshuar të vërtetën e saj historike, dhe sa herë që ambasadori vjen në Kosovë, kthen kujtimin dhe dëshmitë e historisë tonë të dhimbshme dhe krenare!”, ka theksuar Limaj pas takimit.