Limaj: Taksa duhet të hiqet kur të pushojnë arsyet

25 shtator 2019 | 14:52

Lideri i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se taksa duhet të hiqet kur të pushtojnë arsyet.

“Qëndrimi ynë është ai që ka qenë gjithmonë. Taksa duhet të hiqet kur të pushojnë arsyet për çka janë futur taksat. Besoj se ka disa arsye ekonomike e politike që Serbia duhet t’i përmbushë për të mundësuar kthimin e një lloj normaliteti të funksionimit mes dy vendeve tona dhe kjo do t’i hapte mundësi zhbllokimit të dialogut, i cili do të shpresojmë se do të na çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale, që brenda e ka njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Limaj në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se kryeministri i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një personalitet kompetent, që ka përvojë dhe duhet të jetë i pjekur politikisht.

Limaj është zotuar se nëse zgjedhet kryeministër ndër prioritetet kryesore të tij do të jenë dialogu me Serbinë, politika e jashtme dhe investimet në bujqësi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, cili po qëndron në Nju…