Limaj: Taksa ndaj Serbisë e Bosnjës s’është shantazh ndaj Bashkimit Evropian
21 nëntor 2018
| 21:28
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për taksën e re prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Limaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kjo taksë “s’është shantazh ndaj Bashkimit Evropian”.
Limaj ka treguar se pa taksë, Serbia fiton 1 miliard euro në vit nga Kosova.
Ai ka theksuar se taksa i kontribuon sigurisë së vendit.
Limaj ka shtuar se Kosova mund të përballet me probleme në treg, por ato do të ishin të menaxhueshme.