Limaj: Tani presim që BE-ja t’ua heqë izolimin e padrejtë qytetarëve të Kosovës

21 mars 2018 | 19:46

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se me votimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, Kosova ka kryer detyrën e saj.

Ai ka thënë se pret që edhe Bashkimi Evropian ta përmbushë premtimin e dhënë dhe përfundimisht t’ia heqë izolimin e padrejtë qytetarëve të Kosovës.

“Kosova e kreu detyrën e saj, presim që edhe Bashkimi Evropian të përmbushë premtimin dhe përfundimisht t’ia heqë izolimin e padrejtë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian,…