Limaj të rinjve: Nëse keni problem me Qeverinë ndryshojeni, por mos hiqni dorë nga shteti
Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me të rinjtë nëpër degët e saj anekënd vendit. Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka thënë para të rinjve të Nismës në Therandë së qëllimi i këtyre takimeve është shpalosja e planit për të rinjtë.
Ai ka thënë se të rinjtë duhet të aktivizohen në jetën politike. Theranda, sipas tij, është një qytetet shembull për Kosovën për aktivizimin rinorë.
Limaj ka thënë se gjenerata e tyre janë lindur e rritur në një vend të pushtuar ku i janë cenuar të drejtat.
Ëndërra e vetme e tyre, Limaj ka thënë se ka qenë Liria e Kosovës.
Kryetari i Nismës ka ftuar rininë të mobilizohen dhe ta ndërtojnë një ëndërr.
“A ka mundësi që ëndrra e rinisë së Kosovës të jetë shtetndertimi. Për ta bërë këtë shtet të fuqishëm dhe këtë vend s’mund ta bëjmë pa rininë. Nga rinia sot kërkohet punë dhe angazhim”, ka thënë Limaj të premten në Therandë.
Më tutje, ai ka ftuar të rinjtë që nëse kanë problem me qeverinë ta ndryshojnë, por mos të heqin dorë nga shteti.
Limaj ka ftuar djemtë e vajzat të drejtohen drejt Qendrave të Aftësimit Profesional dhe të marrin nga një zanat dhe shteti, thotë Limaj, do t’ju siguroj punësimin.
Poashtu ai ka thënë ka thënë se të rinjtë nga ky qytet të bëjnë nga një biznesplan dhe të aplikojnë në fondin e Vetëpunësimit për të realizuar idetë e tyre inovative.
Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se nuk ka kuptim liria, nëse të rinjtë ikin nga vendi. Ai ka thënë se ka ardhur koha që të rinjtë me marrë stafetën e shtetndërtimi.
Kryetari i rinisë së Nismës, Albert Maxhuni, ka thënë se rinia e Therandës gjithmonë ka qenë aktivë.
Maxhuni ka ftuar të rinjtë të cilët kanë ide innovative të aplikojnë në fondin e Vetëpunësimit për të realizuar idetë e tyre.