Limaj: Thaçi është personalitet me background historik

26 maj 2022 | 16:48

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se PDK aktuale pa ish krerët e saj, Hashim Thaçin e Kadri Veselin është pa identitet.

Duke folur për figurën e ish presidentit Thaçi, Limaj ka thënë se historia e lirisë së Kosovës identifikohet me Thaçin dhe të tjerët.

Sipas kryetarit të Nismës, Hashim Thaçi është një personalitet historik.

“Njeriu i duhur në kohën e duhur për të udhëhequr proceset. S’besoj që ka më pas Kosova ndonjëherë ndonjë personalitet më të mirë për t’i udhëhequr bisedimet. Një figurë që do të jetë në epiqendër të lirisë dhe pavarësisë duan apo nuk duan. Thaçi është personalitet me background historik, ka ndryshuar epokat. Ka pas rate që s’jemi pajtuar politikisht, por kjo është temë tjetër nga roli i tij”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Sa i përket kryeministrit aktual, Albin Kurti, Limaj ka thënë se dallon si nata me ditë me Thaçin.
Kurti, sipas tij, veç fjalë ka, e asnjë veprim deri tash.

“Veç të ne ndodhë me i besu në fjalë e jo në veprime. Ky është fsheh skutave kur ka qenë koha. I ka shitë fjalët e asnjë vepër. A do të bëj vepra si kryeministër mbetet të shihet. Ky i ka nja tre muaj burg, por ka mund mos me qenë në burg. Dhe ky në burg nuk ka qenë në burg si pjesëtar i UÇK-së, por si aktivist si shumë qytetarë”, ka shtuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi komunal i Obiliqit ka votuar për zëvendësimin e bustit…