Limaj thotë se dialogu me Serbinë do të jetë transparent dhe do të ketë llogaridhënie

20 dhjetor 2018 | 14:02

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me Shpend Ahmetin të cilët janë mandatuar nga Kuvendi për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedime me Serbinë, kanë nisur takimet me krerë të institucioneve në vend.

Fillimisht Limaj e Ahmeti kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Ramsuh Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Krejt këto takime, sipas Limajt, janë në funksion të koordinimit të veprimeve dhe marrjes së gjithë informacioneve dhe dokumentacionit se çka është diskutuar deri me tani në bisedime me Serbinë.

Limaj thotë se procesi i dialogut me Serbinë do të përshkruhet me transparencë të plotë dhe llogaridhënie.

Një ditë më parë, delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë kanë mbajtur mbledhjen e parë konstituive në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E vetmja pistë në aeroportin Gatwick të Londrës mbetet e…