Limaj thotë se do të donte që Murat Jashari të jetë president i Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova po ballafaqohet me shumë sfida, prandaj ka qenë idhtar që të krijohet një front i përbashkët PDK-NISMA me një kauzë të mirëfillte në mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Ai ka thënë se ka marrë qindra mesazhe që të gjindet një formë e bashkëpunimit dhe se kjo ka qenë kërkesë e bashkëluftetarëve të shtratit të PDK-së dhe Nismës.
“Situata nuk është normale, prandaj një bashkëpunim i tillë do të jepte frytet e saj”, ka thënë Limaj në kanal 10.
Më tutje, ai i ka bërë ftesë të gjithë pjestarëve të UÇK-së që ta përkrahin në projektin e tij për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
“Unë përfaqësoj zërin çlirimtar, jam përfaqësues i denjë kjo është kauza ime. Shtrati ynë elektoral e ka para vetes Enver Hoxhajn dhe Fatmir Limajn dhe ata le të vendosin ku ndihen më të përfaqësuar. Qytetari le të vendos. Jam përfaqësuesi më i denjë i tyre”, ka shtuar Limaj.
Më tutje, Limaj thotë se deshira e tij është që Murat Jashari të jetë president i Kosovës.