Limaj thotë se KQZ-ja e ka humbur integritetin e procesit zgjedhor
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka humbur integritetin e procesit zgjedhor.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se për Nismën ka qenë shumë shqetësuese mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 6 tetorit.
Sipas Limajt, procesi i 6 tetorit ishte nga më të mira, por devijojë në kohën e numërimit të votave.
“Procesi zgjedhor sa ishte në dorën e qytetarëve shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, por problemet u shfaqen në administrimin e procesit të votimit. Një nga problemet që u shfaq ishte formulari, kishte defekte serioze dhe u krijuan probleme zinxhirore. Për shkak të kësaj KQZ-ja mori vendim të rinumërojë mbi 800 kuti, në kërkuam të bëhet rinumërimi i plotë dhe kjo çështje të përmbyllej. KQZ-ja ishte më tepër e shqetësuar për integritetin e institucionit sesa procesit zgjedhor. KQZ-ja me këtë e ka vë në pikëpyetje të gjithë procesin zgjedhor. Procesin e ka përcjellë papërgjegjësia dhe njëanshmëria, si asnjëherë më parë. Neglizhenca e KQZ-së për vendimmarrje e ka degraduar integritetin e saj. Ky organ gjatë këtij procesi ka qenë në situatë kaotike”, ka deklaruar Limaj.