Limaj thotë se më 5 mars në Prekaz nisi Epoka e lirisë së Kosovës

05 mars 2019 | 10:43

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Epopenë e UÇK-së.

Limaj thotë se ndonëse po bëhen 21 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, kujtimi për të dhe familjen e tij vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrat tona.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se 21 vjet me parë në Prekaz, u vendosen themelet e shtetit të Kosovës.

“Në kohën kur popullit shqiptar të Kosovës i kishte humbur shpresa dhe i ishte thyer morali, në skenë doli komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur një rinisje të madhe, e cila, kulmoi me lirinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Sipas Limajt më 5 mars në Prekaz nisi Epoka e lirisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Në përkujtim të Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së Familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari, 

ndonëse po bëhen 21 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, kujtimi për të dhe familjen e tij vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrat tona.

21 vjet me parë në Prekaz, u vendosen themelet e shtetit të Kosovës.

Në kohën kur popullit shqiptar të Kosovës i kishte humbur shpresa dhe i ishte thyer morali, në skenë doli komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur një rinisje të madhe, e cila, kulmoi me lirinë e Kosovës.

Pikërisht, sakrifica e familjes Jashari në krye me kryekomandantin Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar. 

Më 5 mars në Prekaz nisi Epoka e Lirisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!

Lavdi!

FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli dhe Manchester City po luftojnë fuqishëm për titullin e…