Limaj thotë se nuk synon të bëhet kryetar i PDK-së, ka një propozim tjetër

09 shkurt 2023 | 23:05

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka komentuar aludimet që po bëhen për një kalim të mundshëm të tij dhe partisë së tij në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), dhe marrjen e pozitës të të parit të PDK-së.

Limaj ka thënë se PDK-ja e ka kryetarin saj dhe se është i interesuar për krijimin e një fronti të bashkuar opozitar.

“Ideja e një fronti të bashkuar është në vazhdën e një ideje ku bashkohen zërat opozitarë, dhe janë të shqetësuar për çka po ndodhë në Kosovë. PDK e ka kryetarin e vet, unë jam për një bashkim të forcave opozitare… dhe kjo varet në vullnetin e partive të tjera opozitare të jenë pjesë e krijimi të këtij fronit”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Limaj tha se është e rëndësishme që të kuptohet se kjo qeveri do t’i sjellë marrëveshje të keqe Kosovës, duke theksuar nevojën e krijimit të këtij fronit opozitar.

“Kur fola për opozitën jemi tu fol për çështje nacionale, për mua është shumë më rëndësishme që me u kuptua se Kurti ka më pru marrëveshje të keqe, ky (Kurti) për dy vite kanë ra në kurthin e Vuçiq…”, ka shtuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar negativisht…