Limaj thotë se s’ka zhvillim më pozitiv se sa dëshmia e Vasfije Krasniqit në Kongresin Amerikan
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë se me platformën për bisedime me Serbinë, parashihet krijimi i një trupe ndërkombëtare e cila do t’i hetonte krimet e kryera nga pushteti serb në Kosovë.
Në këtë drejtim, Limaj ka thënë se me lehte është të zgjerohet kompetencat e Gjykatës Speciale se sa themelimi i një Tribunali të ri për serbet.
Limaj ka thënë se zgjerimi i kompetencave të kësaj gjykate do të nënkuptonte hetim të krimeve qe shteti serb ka kryer në Kosovë.
Kryetari i Nismës ka thënë se janë qindra masakra të cilat nuk janë hetuar.
Ai thotë se i gjithë aparati shtetëror i Serbisë ka ardhë në një shkallë jo që të kërkoj falje për krimet në Kosovë, por po i mohojnë ato.
“Tash po na bashkohen zërat atë që kemi kërku para 10 viteve, dhe sot në vendin tonë angazhimi parësor si elitë politike intelektuale e kushdo qoftë duhet të ndihemi të ofenduar kur drejtuesit e shtetit serb mohojnë gjithçka që ka ndodhur. Kosova institucionale deri tash ka qenë e pa interesuar me argumentu të kundërtën, kemi qenë pak zëra apo zëra familjar që jemi marrë më këto këta. Shpresoj që ka ardhur një moment. Rezoluta për dënimin e gjenocidit me iniciativën e Shefit Grupit Parlamentar të Nismës shpresoj që javën e ardhshme shkon në Kuvend”, ka thënë Limaj në një intervistë për RTV 21.
Më tutje, Limaj ka thënë se s’ka zhvillim më pozitiv për vendin se sa dëshmia e Vasfije Krasniqit në Kongresin Amerikan.
Lima j ka falënderuar lobin shqiptaro amerikan dhe Eliot Engel.
“Shprehim mirënjohje, respektin dhe solidarizimin me znj. Vasfije, e cila askush më vështire se ajo se ka pas. Pastaj Ilir Bytyqin për dëshminë e tij”, ka shtuar Limaj.
Kryetari i Nismës ka thënë se shoqëria jonë i ka shumë borxh kësaj kategorie të njerëzve.
Ai ka thënë se qysh në vitin 2001 në Kuvendin e Kosovës i ka dalë në mbrojte grave të dhunuara.