Limaj thotë se ‘Toni’ e ‘Mici’ u bënë burim frymëzimi i ushtarëve në çdo betejë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka përkujtuar heronjtë e kombit, Xhelal Hajdën -Toni, Selajdin Mullabazin – Mici, Nezir Ymerin, Hamdi Hajrizin dhe Bektesh Halitin.
Limaj ka thënë se Toni, Mici me bashkëluftëtarët e tyre shquheshin për trimërinë dhe guximin e treguar.
Postimi i plotë i Limajt:
Në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e dëshmorëve të Kombit në krye me Xhelal Hajdën – Tonin, Selajdin Mullabazin – Micin, Nezir Ymerin, Hamdi Hajrizin dhe Bektesh Halitin.
Toni, Mici dhe bashkëluftëtarët e tyre shquheshin për trimërinë dhe guximin e treguar.
Me luftën e tyre ata u bënë burim frymëzimi i ushtarëve në çdo betejë. Liria e Kosovës është arritur me gjakun dhe mundin e shumë brezave. I përhershëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit.
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
FL