Limaj tregon çfarë u bisedua në takimin e thirrur nga Haradinaj

30 korrik 2019 | 16:22

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Ai ka deklaruar se ky ishte një takim normal konsultativ dhe se të gjithë janë të vetëdijshëm se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. “Janë takime normale konsultative. E pimë nga një kafe më herët me kolegë. Biseduam për zhvillime si të ecim përpara, besoj se është e qartë që vendi është në prag të zgjedhjeve dhe duhet sa më shpejt t’i jepet epilog kësaj çështje”, ka thënë Limaj.

I pyetur pse lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka marrë pjesë në këtë takim, Limaj ka thënë se nuk e di se si janë bërë ftesat. “Nuk e di unë këtu qysh janë bërë ftesat. Këto janë konsultime të vazhdueshme dhe nuk është takim special. Këto janë takime të shkëmbimit të mendimeve. Përsëri po them se partitë politike është mirë të mblidhen dhe ta caktojnë datën e zgjedhjeve dhe të ecim përpara”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka treguar se prezent në këtë takim ishte edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdimësi është folur për një largim të Philippe Coutinhos…