Limaj tregon si shpëtuan nga bomardimet serbe së bashku me Rexhep Selimin!
Ish-komandi i UÇK-së, Fatmir Limaj në Blic interview me Astrit Gashin ka shpalos me detaje se si dy ditë pas rënies së Komandantit legjendar, Adem Jashari, hyri në Kosovë me një grup shokësh.
“Ne si Brigadë këtu ka ardhur tek numri 1600 ushtarë, në këtë zonë komplet, të gjitha viseve të Kosovës dhe jashtë Kosovës, Shqipërisë, nga Maqedonia, Lugina e Preshevës. Kanë ardhur nga të gjitha viset, diaspora. Shumica e ushtarëve kanë qenë nga jashtë Kosovës, ka patur shumë. Ne pak a shumë në një mënyrë apo tjetër të gjithë kemi ardhur nga diaspora, kemi lëvizur brenda-jashtë, e vetmja mundësi me vazhdu organizimin tonë kjo ka qenë sepse ka patur momente kur ka qenë e pamudnur me qëndru në Kosovë për shkak të rrethit të ngushtuar, të goditjeve nga shërbimi sekret serb psh jam largu në ilegalitet në fund të shkurtit edhe jam kthyer në 11 mars 1998, dy ditë pasi është vrarë Komandanti legjendar unë me një grup të madh të shokëve jemi futur në Kosovë. Doli që tashmë ata njerëz kanë qenë drejtues të UÇK-së, prej Fehmi Lladrovcit e deri tek Agim Bajrami, Bekim Berisha, pjesa dërmuese e tyre kanë qenë drejtues të Brigadave dhe diku 30% të tyre janë heronj të Kosovës nga ai grupi që jemi futur. Ka qenë Hashimi, Kadria, ajo grupi i parë kur jemi futur ne, në mars të 98-ës kur jemi fut dhe shku në Likovc” tha Limaj.
Ai tregon me detaje edhe historinë se si u bambarduan nga ushtruia serbe nga ajri gjatë kohës që po lëviznin me një makinë tip xhip me Rexhep Selimin.
“Në fillimin e marsit të 99-ës, pas fillimit të bombardimeve, ushtria serbe këtu ka fillu edhe me veprime ushtarake ajrore, me raketa hedhës. Në vazhdimësi kemi qenë të sulmuar por në mars ushtria serbe ka përdorë edhe avion për të sulmu këtë bazë këtu, ushtarët, dhe më kujtohet isha me Rexhep Selimin, kemi qenë duke ecur me një xhip të vogël këtej, morëm informacionet se janë ngritur avionët serbë dhe për t’iu thënë ushtarëve me dal nga ndërtesat, kur kemi kalu këtu kemi parë dy krijesa para nesh, pa zhurmë sikur shqiponja , edhe ne s’po e dimë çfarë janë, këto janë të qindat e sekondit, kanë kalu 50 metra para nesh dhe kemi krismën dhe presionin e ajrit. Siç kemi qenë duke vozit është rrotulluar xhipi, dhe njëri prej banorëve aty ka qenë me dele dhe diku rreth 40 dele kanë plas nga presioni. Kur jemi kthyer në shtëpinë ku kanë qenë ushtarët ka qenë e pamundur me dit ku ka qenë, pesë minuta përpara i larguam ushtarët, dhe kur jemi kthyer ka qenë e pamundur me pa vendin ku ka pas shtëpi, komplet e kishte përbi dheu shtëpinë për shkak të bombave” tregoi Limaj në Blic Interview raporton Gazeta Blic.