Limaj u kërkon bashkëluftëtarëve të tij në Shtime mobilizim për mbrojtjen e vlerave kombëtare

08 janar 2021 | 22:23

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar bashkëluftëtaret e tij në Shtime para të cilëve ka shpalosur vizionin e tij për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

Limaj ka shkruar në “Facebook”, se bashkë me veteranë të UÇK-së ka biseduar për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë dhe për rëndësinë e mobilizimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.

“I jam mirënjohës e falënderues familjes së nderuar Krasniqi për pritjen dhe bashkëluftëtarëve tanë për gatishmërinë që t’i hymë bashkë edhe këtij procesi zgjedhor, i cili është jetik për Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Në vatrën e lirisë, konakun e bacës Milaim Krasniqi, në Shtime, sonte kalova disa orë të mrekullueshme me bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkë me veteranët e luftës së UÇK-së, si kategoria më e ndritur e kombit, biseduam për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë dhe për rëndësinë e mobilizimit për projektin tonë politik, për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.
I jam mirënjohës e falënderues familjes së nderuar Krasniqi për pritjen dhe bashkëluftëtarëve tanë për gatishmërinë që t’i hymë bashkë edhe këtij procesi zgjedhor, i cili është jetik për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alpinistja Uta Ibrahimi ka shënuar edhe një sukses tê radhës,…