Limaj u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit në Kroaci, lutet për shërimin e të lënduarve

25 korrik 2021 | 11:55

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Kroaci.

“Jam i tronditur me ngjarjen e mengjesit të sotëm, ku në Kroaci, një autobus i linjës Gjermani – Kosovë, është aksidentuar, më çrast sipas raportimeve, fatkeqësisht ka edhe viktima”, ka shkruar Limaj në faqen zyrtare të partisë Nisma.

Gjithashtu, Limaj u ka shorehur gushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe ka uruar shërim sa më të shpejt për udhëtarët që kanë pësuar lëndime në këtë aksident tragjik.

“U jemi tejet mirënjohës autoriteteve në Kroaci për angazhimin e menjëhershëm për tu dalë në ndihmë udhëtarëve që po ktheheshin nga Gjermania për në vendlindje”, ka shkruar në fund Limaj.

Presidentja Osmani: Lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima

Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve nga aksidenti në Kroaci

Të gjitha informacionet e deritashme për aksidentin tragjik në Kroaci, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan 30 të tjerë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus me targa të Kosovës, i cili po udhëtonte…