Limaj u uron mirëseardhje më shumë se 2 000 anëtarëve të rinj të Nismës (Video)

22 korrik 2019 | 22:42

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një videomesazhi në faqen e vet zyrtare në “Facebook”, ka falënderuar mbi 2 000 anëtarë të rinj të cilët muajin e fundit i janë bashkuar partisë të cilën ai drejton.

“Dyert e Nismës do të jenë gjithmonë të hapura për  njerëz me ide dhe energji pozitive”, ka thënë Limaj.

Mesazhi i plotë i tij:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Nismës,

Përmes këtij video-mesazhi dua të ju falënderoj dhe të ju uroj mirëseardhje mbi 2 mijë anëtarëve të rinj të cilët iu bashkuat familjes sonë politike në muajin e fundit.

Dyert e Nismës do të jenë gjithmonë të hapura për  njerëz me ide dhe energji pozitive.

Ne e mirëprësim kontributin e gjithëselit duke ju siguruar hapësirë e mundësi.

Mirëseardhje anëtarëve të rinj; mirënjohje dhe falënderime gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të Nismës Socialdemokrate.

FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-ja ndërmori sot masa ndëshkuese kundër një kompanie publike kineze,…