Limaj: Urime Luginë, tani zëri juaj do të dëgjohet më fuqishëm
22 qershor 2020
| 12:22
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin që kanë arritur në zgjedhjet parlamentare serbe.
Limaj ka thënë se sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë rezultatet nuk kanë munguar.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi tregojnë për një rezultat të jashtëzakonshmëm të Alternativës Demokratike Shqiptare”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Më tutje ai ka shkruar se tani zëri i qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të dëgjohet edhe më shumë në Kuvend përmes deputetëve shqiptarë të zgjedhur me votën e qytetarëve të Luginës.
“Urime Luginë për këtë të arritur të madhe”, ka uruar Limaj.
(M.Q / Epoka e re)