Limaj uron 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit.
Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shprehur mirënjohje për kontributin e madh të mësimdhënësve ndër vite jo vetëm në edukimin e brezave dhe përhapjes së dijës, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare.
Shkolla shqipe, thotë Limaj se gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për atdheun.
“Qeveria e Kosovës e ka në fokus çështjen e arsimit dhe Ministri Bytyqi mbetet i përkushtuar në avancimin e pozitës së mësimdhënësve si dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Në përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, të gjithë mësimdhënësve ua uroj 7 Marsin ditën e Mësuesit.
Të dashur mësuese dhe mësues,
Në këtë ditë të shënuar shpreh mirënjohjen time për kontributin e madh të mësimdhënësve ndër vite jo vetëm në edukimin e brezave dhe përhapjen e dijës, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare.
Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për Atdheun.
Qeveria e Kosovës e ka në fokus çështjen e arsimit dhe Ministri Bytyqi mbetet i përkushtuar në avancimin e pozitës së mësimdhënësve si dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet.