Limaj uron 8 Marsin: Gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë
08 mars 2019
| 11:16
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar gratë dhe nënat për Ditën e 8 Marsit.
Limaj ka thënë se Gratë janë shtyllë e shoqërisë dhe se është përkushtim i të gjithëve fuqizimi i rolit të Gruas në Shoqërinë tonë.
Limaj nuk i ka harruar as sakrificën e grave të cilat kanë rënë në altarin e lirisë.
“Të nderuara nëna, motra, gra kosovare, Urime 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë. Përkushtimi ynë është fuqizimi i rolit të Gruas në Shoqërinë tonë. Në këtë ditë të shënuar kujtojmë sakrificën e shumë grave të cilat ranë në altarin e lirisë. Urime 8 Marsi!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/