
Limaj uron Bajramin, kujton të rënët për lirinë e Kosovës
10 gusht 2019
| 21:29
Zëvendëskryeministri në largim dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Urimi i Limajt:
Në vigjilje të Festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve të besimit mysliman, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate ua uroj festën e Kurban Bajramit. Në këtë festë, e cila simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe mirësinë, uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti. Në këtë ditë të sakrificës, kujtojmë gjithë ata burra e gra, djem dhe vajza që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.